Shkarkohet një zyrtar i SHKK-së në burgun e Gjilanit

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pezulluar nga puna zyrtarin me inicialet K.R., pasi që dyshohet se ka kryer veprën penale ‘keqpërdorim i pozitës zyrtare’ duke mundësuar futjen e kontrabandës brenda Qendrës së Paraburgimit në Gjilan.

“Vendimi për pezullim është marr nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së, dhe menjëherë janë njoftuar organet kompetente, të cilat po merren e rastin.

Masa e pezullimit mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e këtyre dukurive negative dhe do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore ndaj secilit individ, i cili është i përfshirë në veprime të tilla, pavarësisht rolit dhe funksionit që ka”, thuhet në njoftim.