Shkenca gjen zgjidhje për plastikën, do të shndërrohet në përbërës për akullore

Bota po vuan prej vitesh nga plastika, e cila po kërcënon sidomos ambientin, për shkak të hudhjes gjithandej si dhe kohës së gjatë që duhet për tretjen e saj. Por, duket se shkenca ka gjatur një zgjidhje edhe për këtë problem global.

Shkencëtarët kanë zbuluar si të shndërrojnë plastikën e ricikluar në vanilje, që mund të përdoret në akullore.

Shishet plastike aktualisht janë lloji i dytë më i zakonshëm i ndotjes plastike ndaj konsiderohet si material që përhap ndotje masive.

Në një përpjekje për ta luftuar këtë problematikë, shkencëtarët kanë zhvilluar një enzimë mutante që mund të shpërbëjë tereftalatin e polietilenit që gjendet në shishet plastike, në vanilinë që është përbërësi bazë i aromës së vaniljes dhe esencës së vaniljes.

Vanilina është një kimikat i njohur, që është pjesë e një tregu në rritje, jo vetëm si aromatizues i kërkuar, por edhe për përdorime më të gjera farmaceutike dhe herbicide.

Sipas ekspertëve, aftësia për të përdorur shishe të ricikluara si pjesë e zhvillimit të saj mund ta zvogëlojë shumë ndotjen plastike.