Shkencëtarët thonë se vaksina e re e kancerit mund të jetë e gatshme deri në vitin 2030

Ekipi që qëndron pas vaksinës Pfizer/BioNTech të COVID-19 parashikon që kundër kancerit mund t’u jepen pacientëve në dekadën e ardhshme.

Profesorët Ugur Sahin dhe Ozlem Tureci thanë se zhvillimi dhe suksesi i vaksinës së tyre kundër koronavirusit ka rritur punën e tyre në një vaksinë për kancerin.

Ata thanë se tashmë janë avancuar në prodhimin e vaksinave, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

“Ne kemi mësuar se si të prodhojmë më mirë dhe më shpejt vaksinat. Kemi mësuar se si reagon sistemi imunitar. Kjo patjetër do të përshpejtojë edhe vaksinën tonë kundër kancerit. Si shkencëtarë ne jemi gjithmonë në mëdyshje të themi se do të kemi një kurë për kancerin. Ne kemi një numër përparimesh dhe do të vazhdojmë të punojmë për to”, tha Tureci.

I pyetur se kur mund të jenë të gatshme vaksinat kundër kancerit, Sahin tha se mund të jetë “para vitit 2030”.