Shkencëtarët: Vaksina e Covid-19 mund të jetë gati në shtator
Sarah Gilbert, profesoreshë në Universitetin e Oksfordit, po punon për një vaksinë kundër koronavirusit dhe ndoshta mund të jetë e gatshme për përdorim publik në vjeshtë, shkruan “The Times”.
Grupi ka zhvilluar tashmë një version të parë të vaksinës që do të jetë gati për të hyrë në prova klinike brenda dy javësh.
Në deklaratat me median britanike, shkencëtarja shpjegoi procesin me të cilin do të kalojë vaksina.
“Së pari, ekziston nevoja për të prodhuar vaksinën për studime klinike në kushte të rrepta të kontrolluara, të certifikuara dhe të kualifikuara – kemi nevojë për miratimin etik dhe miratimi rregullator. Pra, prova klinike mund të fillojë me 500 persona në fazën 1. Kjo është gjithmonë tek të rriturit e shëndetshëm midis moshave 18 dhe 55-vjeç”, u shpreh ajo.
“Atëherë mund ta bëjmë fazën 2 duke parë një gamë më të gjerë moshe, në këtë rast do të rrisim moshën, nga 55 në 70-vjeç ose më shumë. Ne po kërkojmë siguri në grupin më të vjetër, tha ajo.
Gilbert sqaroi se pjesëmarrësit nuk do të jenë të infektuar me virus, por do t’ju kërkohet të vazhdojnë jetën e tyre normalisht dhe disa prej tyre do të infektohen.
COVID-19 tashmë ka vrarë më shumë se 108,852 njerëz sipas Universitetit Johns Hopkins..tch/

