Shkenda me dedikim për njeriun më të dashur: ‘Sot u bë një vit babë që ti nuk je me ne’

Shkenda Dubova ka përkujtuar babain e saj, Shaip Dubovën, i cili ndërroi jetë para një viti.

“Sot u bë një vit Bab, që ti nuk je me ne.

Na ka mar malli shumë për ty, pusho i qetë”, ka shkruar Shkenda.

Kameramani dhe fotografisti nga Gjilani, Shaip Dubova ndërroi jetë në moshën 62-vjeçare.

Dubova ishte ndër fotografistët e parë të brezit të tij në Gjilan, profesion ky të cilin e kreu edhe në ditët dhe vitet më të vështira nëpër të cilat kaloi Kosova.

Fotografinë e kishte filluar si pasion qysh si fëmijë dhe më vonë e  kishte klthyer në profesion.

Shaip Dubova ka punuar edhe kameraman në Televizionin e Prishtinës (RTP) deri në kohën e dëbimit të shqiptarëve nga ky medium publik.

……….

Ky është rrëfimi i Shaip Dubovës, i dhënë para shumë vitesh, që ribotohet sot, në nderim të kontributit të tij për ndriçimin e krimeve të luftës:

“Kam parë foto duke ekzekutuar shqiptarë me kokë në cung, kam parë një person me sëpatë në dorë, duke u përpjekur të mbrohet nga paramilitarët, kam parë viktima pa duar, pa këmbë, ka gjenitale”.

Të gjitha këto foto ai i kishte ruajtur me shumë rrezik dhe pas luftës i ka dorëzuar në OSBE, por nuk di se çka ka ndodhur me to.

Dubova thotë se forcat serbe e kishin detyruar me dhunë që të punojë për ta, nga data 9 maj 1999 deri në ditën e hyrjes së forcave të NATO-s.

Ai ka zhvilluar mbi 2 mijë foto, gjithnjë nën vërejtjen nga policët që i rrinin me armë sipër kokës “po gabon diçka”.

Thotë se ka parë foto të krimeve edhe në Zhegër, në Zhegovc, Vërbicë dhe vendeve tjera.

Më së rëndi është ndjerë kur i ka parë të vrarë e të masakruar personat që i ka njohur.

“Kam parë foto ku paramilitari shihet duke e vrarë viktimën”, thotë ai.

Në rrezik për të lënë kokën, ai ka arritur që të ruaj ekzemplarë të fotove. Mban mend se fotot e para që i ka zhvilluar, kanë qenë nga masakra e Krushës dhe vrasjet në Zhegër.

Me sa ka mundur të kuptojë nga policët serbë, të gjitha këto foto, në 7 kopje, dërgoheshin në Beograd./Mediafokus/