Shkoi të blinte ilaçe, i moshuari vdes në barnatore
Një i moshuar rreth 87-88 vjeç ka ndërruar jetë brenda një barnatoreje në Pogradec të Shqipërisë, pasi kishte shkuar për të blerë ilaçe.
“Një person ka ndërruar jetë brenda një farmacie në lagjen nr. 17 të qytetit. Sipas informacioneve paraprake, personi ka shkuar për të marrë ilaçe pasi vuante nga zemra ndërsa dyshohet se ka pësuar infarkt”, njoftoi policia.
Nga ana e policisë kanë nisur hetimet për t’i zbardhur rrethanat e ngjarjes.

