Shkojnë në 2 orë pritjet në pikat kufitare të Kosovës
Pasi i kanë përfunduar pushimet e festave të fundvitit në vendlindje, mërgimtarët kosovarë janë nisur të kthehen drejt shteteve evropiane
Pritje të gjata ka pasur mbrëmë për të dalë nga Kosova në pikat kufitare Merdar dhe Dheu i Bardhë.
Mëngjesin e sotëm, pritjet janë zgjatur është edhe më shumë. Në Merdar ptitja shkon deri në 120 minuta, derisa te Dheu i Bardhë, pritja është mbi 2 orë (130 minuta).
Sipas Qendrës për menaxhimin e pikave kufitare, pritjet më të mëdha janë në këto dy pika, ndërsa pikat tjera nuk ka pritje.


