Shkolla me vetëm 12 nxënës e 3 arsimtarë

“Ky është viti i tretë që në këtë barakë po zhvillohet mësimi fillor për lagjen Bardhi, këtu në fshatin Bllacë. Por, pas kryerjes së klasës së 5-të, nxënësit janë të detyruar të zgjedhin ndërmjet shkollës qendrore që është lart në Bllacë të Epërme, e quajtur ‘Mihail Grameno’ ose të shkojnë në Han të Elezit, e cila është shumë më afër, por kanë problem me dëftesat të cilat pastaj duhet të nostrifikohen”, raporton Adnan Qaili, gazetar.

Ky arsimtar prej 40 vitesh në arsim thotë se si çdo fillim viti kanë problemet e njëjta.

Edhe pse në çdo vit mësimor ka nga 2-3 nxënës të regjistruar, ata që duan të vazhdojnë shkollën duhet të kalojnë kufirin.

“Fëmijët tanë pasi të mbarojnë klasën e 5-të vazhdojnë në Hanë të Elezit, e kemi më afër se kushtet për të udhëtuar lart deri në Bllacë, fëmijët e vegjël nuk munden. Andej kufirit janë shumë afër dhe zakonisht atje shkojnë. Po dëftesat që i marrin nga shteti tjetër nga Republika e Kosovës, a ju paraqesin probleme? Ai është problem i kahmotashëm sepse duhet nostrifikimi i dëftesave. Duhet ët përcillet përmes ministrive dhe nuk shkon dorë më dorë por përmes institucioneve”, deklaroi Muhib Xhaviti, arsimtar.

Nga gjithsej tre arsimtarë në këto dy klasa, me mësim të kombinuar klasorë thonë se kushtet i kanë të mira, por mungesa e nxënësve është si pasojë e shpërnguljes masive të kësaj lagje që gjendet në zonë neutrale.

“Këtu zhvillohet mësimi mirë në klasa të kombinuara, ngecje diçka nuk kemi në material, kushtet janë shumë të mira, çdo gjë që është e nevojshme i kemi këtu.

Kemi edhe kompjuterët dhe pjesa teknike është e zhvilluar nuk kemi ngecje diçka”, shtoi Shpresa Rrogaqi, arsimtare.

Problemi i shkollës së lagjes Bardhi në Bllacë të poshtme është prej shumë vitesh ngaqë nxënësit detyrohen të udhëtojnë me shpenzime familjare në shtetin e Kosovës për të kryer shkollën fillore, e cila është e drejtë kushtetuese e çdo qytetari të vendit, tu sigurohen kushte për arsimin fillor.

Edhe pas shumë premtimeve që ky problem do të rregullohet në çështje afatgjate, zgjidhja e vetme është kjo barakë e vendosur pas shumë insistimeve të mediave dhe protestave të banorëve të këtij fshati.