Shkon në 2700 numri i të infektuarve me virus brenda një dite
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar për 2.708 raste të reja me Covid brenda 24 orëve të fundit.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.731 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.732.948 doza.
Deri më sot 799.114 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 43.760 doza përforëcuese dhe 2.199 doza të treta të vaksinës.
Nga 10.833 testime, 2.708 kanë rezultuar pozitive me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 202 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.573.
Në total numri i rasteve aktive është 9.771.

