Shkon në 500 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri
Një tërmet me fuqi 7.8 ballë ka goditur mëngjesin e sotëm Turqinë jugore dhe Sirinë ku ka lënë të vdekur të paktën 500 persona, derisa dëmet materiale janë të mëdha.
Numri i të plagosurve, sipas nënpresidentit turk, Fuat Oktay është 2300, raporton CNN.
Në anën tjetër një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë të ditur se numri i viktimave ka arritur në 237, kurse i të plagosurve në 639.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Turqi dhe Siri tani është të paktën 521.
Kurse, zëvendëspresidenti turk ka thënë se deri më tani 1,700 ndërtesa u dëmtuan në 10 qytete turke.

