Shkon në 600 numri i të vdekurve me COVID-19 në Kosovë
Sipas njoftimit të IKShPK, në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, duke e çuar në 600 numrin total të të vdekurve që nga fillimi i pandemisë.
Ndërkohë, nga gjithsej 574 mostra të testuara në 24 orët e fundit, kanë rezultuar 55 raste të reja pozitive.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 2.507./mediafokus.info/


 
 
						 
						