Shkon në 929 numri i pacientëve të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet përgjithshme

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se 929 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme.

Në raportin e ShSKUK-së thuhet se 723 prej pacientëve janë të konfirmuar Covid-19 pozitivë, prej të cilëve 688 me oksigjeno-terapi, ndërsa 35 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK, 333 pacientë të shtrirë, 297 prej tyre Covid-19 pozitivë, 273 me oksigjeno-terapi

Klinika Infektive, 125 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 51 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 13 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 20 pacientë

Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 92 pacientë

Klinika Infektive 3 (Interno), 28 pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 596 pacientë, 426 prej tyre Covid-19 pozitivë, 415 me oksigjeno-terapi

Spitali i Prizrenit, 118 pacientë

Spitali i Gjakovës, 121 pacientë

Spitali i Pejës, 140 pacientë

Spitali i Gjilanit, 110 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 22 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 15 pacientë

Spitali i Ferizajt, 70 pacientë