Shkon në mal për dru, gjen granatë

Një person në Mitrovicë kishte shkuar në mal për dru, por atje ka gjetur një granatë dore, njofton policia e Kosovës, në raportin 24-orësh.

Fsh. Rashan, Mitrovicë Jug , 22.07.2021 – 13:13. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë duke prerë dru në pyll kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes granatë dore. Njësiti policor  ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes ndërsa  njësitë e KFOR-it dhe FSK-së  kanë bërë tërheqjen e mjetit pa ndonjë incident, thuhet në njoftim.