‘Shkoni ju kah t`shkoni si n’Gjilan sun gjani’ (VIDEO)
Xhemajl dhe Besart Berisha kanë realizuar një këngë për Gjilanin, që konsiderohet ndër dedikimet më të mira muzikore për qytetin lindor të kosovar, shkruan Mediafokus.info
Babë e bir i këndojnë me shumë emocion Gjilanit, bekrinjve dhe ashikëve të tij, që s`i ka asnjë vend tjetër e që i japin ‘shyhret’ këtij qyteti të bukur e të veçantë si asnjë tjetër (‘Shkoni ju kah t`shkoni, si n’Gjilan sun gjani’.)
Xhemajl Berisha është autor i dhjetëra e dhjetëra këngëve, autor tekstesh, mbledhës dhe kultivues folklori, i cili një jetë të tërë ia kushtoi muzikës.
Rrugën e tij po e ndjek edhe i biri Besarti, ndryshe arsimtar i muzikës, i cili në këngën dhe klipin për Gjilanin, paraqitet nëduet me babanë e tij Xhemën, i njohur këtu edhe si Xhemë Smallusha.
Kënga për Gjilanin ka marrë mijëra pëlqime dhe po dëgjohet nëpër oda e lokale, ndeja e ahengje dhe gjithandej nëpër vetura, gjatë udhëtimeve të ndryshme./Mediafokus/

