Shkruan grafite në murin e vëllait

Një qytetar në Mirovicën e Veriut është ankuar se vëllai i ka shkruar grafite në murin e shtëpisë së tij. I dyshuari nuk është hasur nga policia, ndërsa rasti po hetohet si ‘shqetësim’.

Fsh. Botova, 17.10.2021 – 16:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar ka shkruar grafitë ofenduese në murin e shtëpisë së tij. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes, i dyshuari nuk është hasur nga njësitë policore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, thuhet në njoftimin e policisë.