Shkuan mërgimtarët, bie fluksi i pritjeve në pikat kufitare
Ka rënë fluksi i pritjeve nëpër pikat kufitare të Kosovës, të cilat ditëve të fundit ishin të mbingarkuara.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë në Merdar deri në 30 minuta, ndërsa në Mutivodë dhe Jarinjë nga 10 minuta.
Gjatë 10 ditëve të fundit ka pasur pritje për të dalë nga Kosova deri në 4 orë.

