Shkupjanja bie në tenxheren e ajvarit, përvëlohet dhe vdes

Një 50-vjeçare nga Shkupi ka rënë në tenxheren me ajvar të cilën e përgatiste për dimër dhe nga djegja e rëndë që ka pësuar, ka ndëruar jetë.

Sipas informatave të para, gruaja ka përfunduar me djegje serioze të trupit dhe është dërguar në spitalin e qytetit, “Shën Naum Ohridski”.

Vdekja e saj erdhi pas disa ditëve në spital.

Siç bëjnë të ditur jozyrtarisht nga spitali, transmeton tetova.sot arsyeja për aksidentin ka qenë konsumimi i alkoolit para se të fillojë me përgatitjen e ajvarit.