Shkurte Gashi bëhet nënë për herë të parë
Këngëtarja e njohur kosovare, Shkurte Gashi, është bërë nënë për herë të parë, duke lindur djalë.
Burime pranë RTV, thanë se Shkurte Gashi ka mirëpritur në jetë fëmijën e saj të parë.
Ndërkohë këngëtarja, e cila ka vendosur ta mbajë jetën e saj shumë private, nuk ka reaguar ende në lidhje me lajmet se është bërë nënë e një djali.
Lajmet se Shkurte Gashi ishte shtatzënë u bënë publike në fillim të muajit tetor.
Gjatë periudhës së shtatzënisë, ajo është shkëputur nga muzika dhe që prej 15 qershorit nuk ka qenë aktive në rrjetet sociale.
Këngëtarja e mbajti shumë të fshehtë shtatzëninë dhe mashkullin që i ka rrëmbyer zemrën.

