Shkurtohen pritjet për të dalë nga Kosova në pikat kufitare

Deri në tre orë mbrëmë kanë zgjatur pritjet e qytetarëve për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë, për dallim prej pikave tjera, ku gjendja ishte më e mirë.

Këtë mëngjes, sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, kohëzgjatja për të dalë nga vendi ka rënë dukshëm.

Në Merdarë pritjet po shkojnë deri në 20 minuta, ndërsa te Dheu i Bardhë dhe në Jarinjë – deri në 10 minuta.