Shoferi i autobusit zgjodhi të mbrohet në heshtje

Shoferi i autobusit nga Kosova, i cili shkaktoi aksidetin tragjik në Sllavonksi Brod, ku vdiqën 10 persona, u nxor sot para prokurorit të Shtetit në Kroaci, për t`u deklaruar lidhur me rastin, por ai zgjodhi të mbrohet në heshtje, raportojnë mediat kroate.

Prandaj, ai u urdhërua që nesër në ora 9:00 të mëngjesit të dërgohet para një gjykatësi të Gjykatës së Qarkut në Slavonski Brod, i cili do të vendosë për masat e mëtejshme, ku mund të vendoset për mbajtje në paraburgim ose lejim për t`u mbrojur në liri.

Shoferi i dyshuar rrezikon një dënim deri në 15 vjet burg për veprën e kryer.

Nëse institucionet e Kosovës nuk kërkojnë ekstradimin, i dyshuari do të mbetet në Kroaci, ku kreu veprën, për t`u gjykuar e dënuar nëse vërtetohet fajësia e tij./Mediafokus.info