Shoferi i veturës së aksidentuar në Dobërçan dërgohet në QKUK

Shoferi i veturës, e cila u aksidentua me një kamion, sot rreth orës 15:00 në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë (fshati Dobërçan), është dërguar në QKUK për trajtim, shkaku i lëndimeve trupore.

Lëndime tupore në këtë aksident ka pësuar edhe një pasagjere, e cila është duke u trajtuar në Spitalin e Gjilanit.

“Policia e Kosovës njësitet e trafikut janë duke hetuar rrethanat e këtij aksidenti të rëndë”, ka konfirmuar policia.

Shkaqet e aksidentit mbeten akoma të panjohura.