Shoferit në Ferizaj i konfiskohet leja deri në vitin 2047

Atij i është konfiskuar patenta e shoferit për 23 vite nga një njësi e Policisë së Kosovës.

Gjoba, e cila është shqiptuar më 1 nëntor të këtij viti, dëhmon se shoferit i është konfiskuar edhe automjeti.

Rasti nuk është proceduar për në gjykatë.

Shoferit, sipas vendimit për kundërvajtje, i janë hequr pesë pikë negative.

I njëjti dyshohet se ka grumbulluar një numër të madh të kundërvajtjeve të shkaktuara në komunikacion. /Paparaci/