Shokon deputeti i VV-së, prokurorët e gjyqtarët e Kosovës i krahason me Millosheviqin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, teksa hedh kritika mbi sistemin e drejtësisë në Kosovë, i krahason prokurorët dhe gjyqtarët e Kosovës me sistemin e Millosheviqit.

Për Bashën, prokurorët dhe gjyqtarët e Kosovës që i shërbejnë individëve e jo drejtësisë, janë më të këqinj sesa ata të kasapit të Ballkanit, Millosheviq.

Deputeti Dimal Basha ka përmendur disa raste në të cilat sipas tij ka dështuar drejtësia dhe secilin prej tyre e krahason me sistemin e Millosheviqit.

Tutje ai thotë se sistemi i drejtësisë kontrollohet nga bandat.

Lexoni postimin e tij të plotë: