Shoku i Shkëlzen Rracit: Na le herët, kemi pasë punë të papërfunduara

Vdekja e aktorit kosovar në moshë të re, Shkëlzen Rraci, ka pikëlluar jo pak artdashësit, e në veçanti kolegët e tij, shkruan gazeta online Mediafokus.info.

Shoku i Rracit, aktori Alban Shahiqi, i ka bërë një dedikim prekës, duke e vlerësuar lart si njeri dhe profesionist.

“Sot, kjo ditë me diell mu bë terr i frikshëm e i brishtë, kur mora lajm që ike nga kjo jetë Xeni! Ishe shok i pashoq, koleg profesionist, artist në zemër por mbi gjitha djalë i urtë trim dhe burrë”, ka thënë Shahiqi, transmeton Mediafokus.info.

“Ke qenë harmonia e shoqërisë, na la herët, kemi pasë punë pa i perfunduar! Do të kujtojmë me mall sa të jetë jeta! Ngushellime familjes Rraci, kolegëve dhe gjithë shoqërisë! Pusho i qetë miku im Xeni – Shkelzen Rraci!”, ka shkruar Alban Shahiqi, në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe, aktori Shkëlzen Rraci ndërroi jetë sot, pas një sëmundje të rëndë. /Mediafokus.info/