Shokuese: Anesteziologu brazilian përdhunoi pacienten gjatë prerjes cezariane

Policia braziliane ka arrestuar anesteziologun e spitalit Mulher Sao Joao de Meriti në Rio de Janeiro.

Giovanni Quintella Bezerr, 32-vjeç, dyshohet se ka përdhunuar një paciente gjatë procesit të prerjes cezariane në spital, transmeton Telegrafi.

Gjithqka është filmuar me telefon të mençur që ishte vendosur në mënyrë të fshehtë, brenda sallës së operacioneve.

Bashkëshortit të shtatzënës i është thënë që të dalë nga hapësira para se të fillojë ndërhyrja kirurgjike, e ajo çfarë i ka ndodhur asaj më pas e mësoi nëpërmjet televizionit, kur njohu mjekun e arrestuar.

E viktima e këtij sulmi seksual i tha familjes se ka pasur halucinacione, por në fund doli se ajo vërtetë ishte përdhunuar.

“Kurrë nuk kam parë diçka të ngjashme”, tha Barbara Lomba, e angazhuar për të kryer hetimet.