Shorti për kontrollimin e pasurisë bie te Kurti, Konjufca, Pacolli…

Agjencia kundër Korrupcionit ka publikuar listën e plotë të zyrtarëve të cilët janë përzgjedhur sipas shortit për kontrollimin e pasurisë.

Pasuria do t’i kontrollohet kryeministrit Albin Kurti dhe dy zëvendësve të tij, Besnik Bislimi e Emilija Rexhepi.

Në listën e kontrollit të pasurisë është edhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Kontroll i pasurisë do t’u bëhet edhe disa prej kryetarëve të Komunave: Bali Muharremaj (Suharekë), Shaqir Totaj (Prizren), Srdjan Milosavljevic (Zveçan), Burim Berisha (Fushë Kosovë), Fadil Nura (Skënderaj), Ljiljana Subaric (Graçanicë), Srdan Vulovic (Zubin Potok), Bedri Hamza (Mitrovicë), Vladica Aritonovic (Ranillug).

Pasuria do t’u kontrollohet edhe 22 deputetëve të Kuvendit të Kosovës: Memli Krasniqi, Behgjet Pacolli, Arben Gashi, Marigona Geci dhe Valon Ramadani.

Lista me emrat e deputetëve: Besim Muzaqi, Avni Dehari, Vasfije Blair, Marigona Geci, Ariana Musliu-Shoshi, Zoran Mojsilovic, Samra Ilijazi, Hajdar Beqa, Gani Krasniqi, Igor Simic, Fadil Gashi, Arben Gashi, Fitore Pacolli-Dalipi, Memli Krasniqi, Jetmire Vrenezi, Erxhan Galushi, Valon Ramadani, Behgjet Pacolli, Fitim Haziri, Hydajet Hyseni Kaloshi, Floretë Zejnullahu, Mirlinda Tishukaj-Sadiku.