Shpella e Trenit, strehë e kolonisë së lakuriqëve

Shpella e Trenit gjendet në rrethin e Devollit, në pjesën perëndimore të liqenit të Prespës së Vogël dhe daton nga viti 6000 para erës sonë.

Shpella e Trenit është studiuar për vlerat e saj historike dhe natyrore. Përveç kolonive të lakuriqëve të natës që janë shumë të rëndësishme, në Shpellën e Trenit gjenden disa specie insektesh dhe jorruazorë të tjerë, karakteristikë e biotopit të shpellës.

Shpella e Trenit, sic shihet në këtë foto të Aurel Dukës, një vlerë e trashëgimisë historike në rajonin juglindor, është marrë në mbrojtje nga pushteti vendor me qëllim ruajtjen nga dëmtimi si pasojë e aktivitetit privat të guroreve në afërsi të saj.