Shpërthen bombola e gazit në Ferizaj, mbi 20 të lënduar

Në një lokal në Ferizaj, para pak minutash ka ndodhur shpërthimi i një bombole gazi, ku si pasojë ka edhe të lënduar. Lajmin për express e ka konfirmuar Majori Qazim Reka, pa dhënë më tepër informacione.

Ndërkohë raportohet për 24 të lënduar. Dy nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në QKUK në Prishtinë.

Informacionet i ka konfrmuar për Express kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari.

Akoma nuk dihen shkaqet e shpërthimit.