Shpërthen bombola e gazit, plagoset 68-vjeçari
Një 68-vjeçar ka mbetur i plagosur në orët e pasditës sës sotme nga shpërthimi i një bombole gazi.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, ku si pasojë e shpërthimit te një bombole gazi në banesë, është lënduar shtetasi R. B., 68-vjeç, banues në Shijak, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

