Shpërthen bombola e oksigjenit në spitalin Covid-19, dy pacientë humbin jetën
Një shpërthim ka ndodhur ditën e sotme në spitalin Covid-19 në qytetin rus të Chelyabinsk. Incidenti ndodhi kur një bombolë oksigjeni mori flakë në spitalin ku po trajtoheshin pacientët e infektuar.
Bëhet e ditur se rreth 170 pacientë, përfshirë 150 me koronavirus ishin në spital në kohën e shpërthimit, menjëherë të gjithë pacientët u evakuuan në mënyrë të sigurt.
Dy pacientë në gjendje të rëndë të cilët ndodheshin në kujdes intensiv humbën jetën pasi zjarri ndërpreu furnizimet e oksigjenit në Chelyabinsk, tha prokurori Vitali Lopin për mediat lokale.

