Shpërthen ironia pas takimit Thaçi-Osmani: Kush ma ka heq foton

Takimi i kryeministrit Kurti dhe kryeparlamentares Osmani me presidentin Hashim Thaçi, në pritjen e organizuar për nder të 12-vjetorit të pavarësisë së vendit, nuk ka kaluar pa komente.

Komentet ishin nga më të ndryshmet, për faktin se të dy këta ishin treguar ndër kundërshtarët më të rreptë të presidentit Thaçi, derisa ishin në opozitë.

Sapo erdhi në pushtet, Osmani e zhvendosi fotografinë e presidentit në zyrën e saj.

Ndoshta si shenjë e mospajtimit me politikën e koalicionit LVV-LDK, apo edhe si reaksion ndaj zhvendosjes së fotografisë së tij, presidenti Thaçi nuk mori pjesë në seancën solemne të Kuvendit.

Shtrëngimi i duarve ndërmjet Kurtit dhe Osmanit me presidentin, në pritjen e organizuar prej tij, nuk u ka shpëtuar komenteve të ndryshme të publikut.

Kjo është njëra nga fotot e takimit që shoqërohet me pak ironi, natyrisht të improvizuar: “Kush ma ka heq foton…”/Mediafokus