Shpërthen publicistja: Kollaj me pleq
Publicistja Kimete Berisha, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë Kurti për zbritjen e shtesës prej 30 euri për pensionistët.
Berisha përmes një shkrimi në Facebook shkruan “kollaj me pleq”, gjersa rrëfen sesi nëna e saj nuk merr pension të punës për shkak se shteti nuk ia numëron dy javët e plotësuar stazhin prej 15-të vjetësh.
Tutje Berisha, ka treguar sesi të moshuarit ilaçet i blejnë në pjesën veriore të qytetit për shkak të çmimeve më të lira, gjersa shton se “Shih ti absurdin, vjedh shteti plakun, vjedh tregtarët shqiptarë, shkel koha, dhe lyp çare nga farmacitë serbe!”.
Publicistja ka komentuar edhe sjelljen e deputetit Armend Mujës, kur i thotë asistentes në komision “ulu aty”, gjersa ka pyetur pse nuk zbriten pagat e qeverisë, deputetëve, por luajnë me pleq.
“Në një vend ku deputeti, nuk ka aftësi psikike ta frenojë neverinë që e ka në gjak dhe i thotë gruas publikisht para kamerave ‘ulu aty’, merre me mend qysh e sheh ai të moshuarin!
(Që ky i tha ‘ulu aty’, hajde, por që çohet gruaja e zbaton urdhërin dhe ulet menjëherë, kjo është e neveritshme).
Pse nuk ia ulni pagat vetes, qeverisë, deputetëve, po gjynahi i Zotit, luani me pleq.
Thonë nuk është gjynah të tallesh me pleq, se edhe vet do të plakemi e na vjen rendi të tallen me ne”, ka shkruar Berisha.
Tutje ajo, i ka kërkuar “hallall” mijëra njerëzve që i ka frymëzuar ta votojnë ndryshimin, përfshirë edhe prindërve të saj që sipas saj ata e kanë “’hëngrën’ të parët!.

