Shpërthim me lëndë plasëse në lokalin e Noizyt në Durrës
Pas sherrit të bujshëm me ish-in e TBA, shokun e Stresit, Kleviol Ahmeti, i njohur si “Cllevio Serbiano”, një sasi lënde plasëse i është vendosur lokalit ‘Rigels Shisha Lounge’ në zonën e plazhit në Plepa në Durrës të reperit të njohur, Noizy.
Shpërthimi në lokalin e reperin ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.
Bëhet e ditur se nga shpërthimi janë dëmtuar xhamat në dy katet e ndërtesës.
Nuk dihet nëse personat përgjegjës për vendosjen e tritolit janë të njëjtë me ato të sherrit të regjistruar dy ditë më parë.
Dy ditë më parë Cllevio u përfshi në një sherr të dhunshëm me reperin Noizy.
E gjithë përplasja fizike e ka zanafillën pak ditë më parë kur shoku i Stresit Cllevio Serbiano, publikoi një video në Tik Tok ku shante Noizyn.

