Shpërthimi në Stamboll: Një grua e dyshimtë ndodhet tashmë nën “mikroskopin” e autoriteteve

Sipas informacioneve, para shpërthimit, shpërthimi ka ndodhur në zonën e Sishaneh, afër rrugës Istiklal, ku deri më tani raportohet se 6 persona kanë humbur jetën dhe mbi 50 të tjerë janë plagosur.

Personat që ndodheshin në zonë u larguan drejt dyqaneve aty pranë për të shpëtuar veten.

Faqja turke ODA TV raportoi se një grua me gjatësi rreth 1.65 dhe me pantallona ushtarake u pa duke vendosur një pako në rrugën Istiklal.

Në fakt, kanalet lokale transmetojnë pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë një grua të dyshimtë.

Tashmë në Twitter, përdoruesit e aplikacionit po publikojnë foton e saj të turbullt.