Shpërthimi në veri gjatë mesnatës, deklarohet Policia: Ishte granatë dore, s’ka të lënduar

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për një shpërthim të fortë në pjesën veriore të vendit gjatë mesnatës, ku sipas informacioneve të para detonimi kishte qenë i fuqishëm dhe shkaktoi panik te banorët.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 01.00 dyshohet për shpërthim të një granate dore në rrugë në rrugën Perandori Dushan në Mitrovica Veriore. Dëme të vogla materiale në dritare të një shtëpie. Nuk ka lëndime në njerëz. Njësitet kompetete policore kanë dal në vend të ngjarjes. Policia pas konsultimit me Prokuror ka hap rastin shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.