Shpëtim Murtezit i besohet ndarja e drejtësisë në derbin më të madh kosovar Drita-Gjilani
Këtë të enjte luhet derbi më i madh kosovar dhe ballkanik ndërmjet rivalëve lokalë, Drita dhe Gjilani, shkruan Mediafokus.info
Sa i përket rivalitetit në fushë, nuk do të ketë ndonjë dallim nga vitet e kaluara, por kësaj here do të mungojë rivaliteti në tribuna, shkaku i pandemisë.
Ndarja e drejtësisë në këtë derbi i është besuar gjyqtarit të ri nga Gjilani, por shumë konstruktiv e perspektiv, Shpëtim Murtezi, i cili ka edhe një trashëgimi të lakmueshme familjare në ndarjen e drejtësisë.
Shpëtim Murtezi do të jetë i shoqëruar nga asistentët Fatlum Jashari dhe Hekuran Osmani, ndërkohë Isak Ceroviku do të jetë në rolin e gjyqtarit të katërt. /Mediafokus.info/

