Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi i dhanë fund martesës

Çifti i njohur në muzikë i viteve ’90-të, Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi, i kanë dhënë fund martesës në mënyrë aspak të zakontë, 25 vite pasi u bënë të famshëm në publik për romancën e tyre, shkruan panorama.al

Ai, një kijues muzike, dhe ajo ekonomistja që u afirmua si këngëtare me koncertin recital të parë në Shqipëri, ishin ndër të paktat çifte të asaj kohe, që e zbuluan historinë e tyre para kamerave, gjatë një realizimi filmik të transmetuar në ekranin e RTSH-së. Tashmë prindër të dy fëmijëve, Erës dhe Drinit, ata i kanë dhënë fund kësaj historie të gjatë mes artistësh.

Mediat zbuluan se ata ishin divorcuar, pasi nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në “Instagram”, nga ku kishin fshirë dhe fotot në çift. Por historia e ndarjes ka filluar më herët, që kur ata kishin pak kohë që ishin vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por ca mosmarrveshje e çuan në konflikt marrdhënien e tyre, derisa Shpëtimi vendosi të rikthehej në Shqipëri para pandemisë, ku dhe investoi për studio muzikore në Tiranë, me aparatura të fjalës së fundit. Shpenzimet e shumta për biznesin e ri, krijuan dhe krisjen e marrëdhënies së tyre, duke bërë që Shpëtimi të marrë vendimin për të qëndruar në Tiranë, ndërsa Mira me dy fëmijët, në SHBA.

Pavarësisht ndarjes Shpëtimi duket se ruan marrëdhënie të mirë dhe shumë të afërt me fëmijët, sidomos me vajzën, së cilës dhe i ka komentuar në “Instagram”, ku e pyet se kur do të vijë në Shqipëri pasi e ka marrë malli shumë.

Ndërsa me të birin, Drin, nuk dihet sa të afërta i ka marrdhëniet pasi ai është këngëtar i muzikës rap dhe krijon vetë gjithçka, edhe pse e ka babain muzikant.