Shpëtohen dy motra, njëra kërkon të dëgjojë këngën e preferuar
Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat pas 99 orësh nga tërmeti shkatërrues 15-vjeçaren Ayfer dhe pas 101 orësh edhe motrën e saj Fatman, 13 vjeç.
Pasi dëgjuan shenja jete nga rrënojat, ekipet nxituan për të arritur tek ato duke hapur një korridor.
Gjatë operacionit 10-orësh të shpëtimit, ekipet vazhdimisht flisnin me Ayferin e cila kërkoi ta dëgjonte këngën, ndërsa tha se i mungonte të hante akullore.
Ekipet ndërsa flisnin me vajzën i premtuan se së bashku do të hanin akullore.
Pas saj, ekipet morën shenja jete edhe nga Fatma të cilën e shpëtuan pas 101 orësh.

