Shpëtohet mrekullisht fëmija që mbeti në ndërtesën e djegur (VIDEO)

Një ndërtesë u përfshi nga zjarri të enjten, në lagjen Tophane të Prishtinës.

Ekipet emergjente arritën ta boshatisin atë nga banorët, së fundi edhe një fëmijë që shpëtoi pa dëme serioze shëndetësore.

E ato materiale, shihet se janë të mëdha nga flakët.  Shkaqet e zjarrit nuk dihen, njofton Klan Kosova.

Kurse zjarrfikësit, pasi e lokalizuan, arritën të fikin zjarrin.

Vendi i ngjarjes për disa orë u bllokua për qarkullim.