“Shpirti e zemra jote ishin më të bardha se shkëlqimi i borës”
Ndarja e papritur nga jeta e dr. Visar Huruglicës, ka tronditur të gjithë.
Kardiologu Besim Guda teksa e ka vlerësuar lartë personalitetin e tij, ka bërë një dedikim prekës në profilin e tij virtual.
“Shpirti e zemra jote ishin të bardha, më të bardha se shkëlqimi i borës” , ka shkruar veç tjerash Guda.
Dedikimi i plotë dhe pa ndërhyrje i dr. Besim Gudës:
Të dashur miq ,
me pikëllim të thellë e zemra të thyera morëm lajmin për kalimin në amshim të kolegut ,mikut,shokut tonë të dashur dr. Visar Huruglica.
Ike shumë herët, pa na thënë lamtumirën e fundit.
Të mirët, të dashurit, të ndershmit,të dinjitetshmit ikin në këtë mënyrë. Ata ikin si pa gjurmë, por në jetë kanë lënë gjurmë të pa shlyera.
Visari ishte i tillë. I dashur me të gjithë, i butë, i ndershëm, i buzëqeshur dhe prore gazmor . Nuk shihnim fundin Visar , kishe plane e projekte të mëdha.
Dashuria e rrespekti juaj për pacientin ishte i veqant . Puna juaj e pa lodhur impononte rrespekt.
Kam inat pse nuk dije askënd ta hidhëroje . Shpirti e zemra jote ishin të bardha ,më të bardha se shkëlqimi i borës.
Unë ndjej dhembje për humbjen e kolegut e shokut. Por dhembje ndjen edhe Bardhi im ,shoku i Sares sate. Dhembje ndjejmë të gjithë. Qofsh i parajsës mik .

