“Shpresa e fundit”: Një mërgimtar i ndërton shtatore Kurtit, pritet të zbulohet nesër në Peran të Podujevës
Një qytetar nga Podujeva pritet që të mërkurën të zbulojë shtatoren e kryeministrit Albin Kurti.
Këtë ai ka vendosur ta bëjë në fshatin Peran, dhe për të njëjtin, raportohet se është mërgimtar.
Mediumi lokal “Tv Llapi” raporton se zbulimi i shtatores pritet të bëhet nesër.
Ndërkaq, veç tjerash, shihet se pranë emrit të kryeministrit te shtatorja, është shkruar edhe “Shpresa e fundit”.

