Shqipëri: 6 të vdekur, 376 raste pozitive brenda një dite
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3275 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 376 qytetarë.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 persona të prekur me Covid-19, ndërsa 383 janë shëruar.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 117 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

