Shqipëri: 5 viktima të koronavirsit dhe 1079 raste të reja pozitive
5 persona kanë humbur jetën në si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Shqipëri, derisa 1079 mostra kanë rezultuar pozitive.
Ministria e Shëndetësisë u ka bërë apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Numri më i madh i të infektuarve është në Tiranë, Shkodër, Durrës, Vlorë, Fier, Lushnje, Sarandë, Berat, Elbasan, derisa vetëm nga një rast është regjistruar në Prrenjas, Kolonjë, Maliq, Këlcyrë, Libohovë, Selenicë, Divjakë, Roskovec, Vorë, Fushë Arrëz…
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

