Shqipëria barazon, ky është mesazhi i plisave
Në stadiumin “Air Albania” sonte u zhvillua ndeshja mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe, e cila përfundoi me barazim (0:0).
Në shkallët e këtij stadiumi sonte mungoi tifo-grupi nga Prishtina, “Plisat”, të cilët çdo herë janë në përkrahje të Kombëtares shqiptare.
“Plisat” nuk janë pajisur me bileta për këtë ndeshje, teksa arsyeja ende nuk dihet.
Nga Federata Shqiptare e Futbollit nuk është dhënë ndonjë sqarim zyrtar.
Sipas raportimeve të fundit, disa anëtarë të “Plisave” kanë shfaqur një mesazh jashtë stadiumit.
“STADIUMI PA PLISA, SI PYLLI PA LISA…”.
