Shqipëria do ta ndihmojë Kosovën me rrymë për dy ditë të Vitit të Ri
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me krizën energjetike në Kosovë.
Përmes një reagimi në rrjetin social “Tëitter”, Rama shkruan se ka ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjetike që ka prekur Kosovën.
Ai shkruan se ka folur sot me ministren e Energjetikës dhe i ka kërkuar të vlerësojë çdo mundësi ndihme që familjeve kosovare mos t’iu mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës së ndërrimit të viteve.
“Shqipëria s’e ka aspak të lehtë mbrojtjen e vijueshme të familjeve e sipërmarrjeve të vogla nga dallga e tërbuar e krizës energjitike që po kërcënon çdo vend, por në sekëlldira të mëdha apo në gëzime popullore siç është Viti i Ri, ne s’mund të mos e ndajmë me Kosovën aq sa kemi!
Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjetike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës,që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve!”-shkruan Rama në Tëitter.

