Shqipëria është një parajsë ku disa mendojnë se janë në ferr!
Prof . Mathieu Aref
Kemi një Vend, një Histori dhe një Gjuhë të lashtë me bukuri dhe pasuri të madhe si dhe gjeografia, pasuria natyrore, shumëllojshmëria e peizazheve të mrekullueshme ku mund të jetojmë të qetë, duke krijuar shumë gjëra dhe duke shijuar frytet e krijimit tonë (edhe nëse rroga për frytin e punës nuk është e mahnitshme)…. në vend që të braktisësh Atdhenë për të fituar shumë dhe shpejt dhe të mos kthehesh më në atdheun vetëm si turist dhe jo si banor i përgjthshëm i një prej vendeve më të bukur dhë të lashtë të Evropës. SOT VENDI YNË PO BRAKTISET DHE SHPOPULLOHET !
SOT ideali i parë i shumë Shqiptarëve është mirëqenia materiale e tyre dhe rahatllëku vetjak !
Ja pse shqiptari duhet të marrë në dorë fatin e tij dhe të atdheut. Ai nuk duhet ta lërë veten të shkojë për të mbrojtur interesat e tij, por të mbrojtur edhe Atdheun e tij, për të ruajtur veten si një qytetar i denjë dhe për të luftuar deri në fund për të nxjerrë vendin e tij nga një letargji e dëmshme, të votojë me guxim për të pasur liderët e nevojshëm, për të rikuperuar vendin nga rënia e tij e vazhdueshme, për të krijuar një ekonomi të saktë, një punësim të qëndrueshëm dhe një politikë të pastër që nuk i nënshtrohet askujt, as korrupsionit, as ndonjë kompromisi… në vend që të ndiqni instinktet impulsive tuaja, në vend që të hiqni dorë nga përgjegjësitë tuaja dhe t’i dorëzoheni LEHTËSISË.
Problemi im është ndryshe : nuk e lashë vendlindjen por është atdheu që më la për 45 vjet.
Një regjim që na la një vend i zbehtë, një vend në gërmadha, një fiasko shoqëro-ekonomik, një fatkeqësi historiko-kulturore nga e cila ende po vuajmë pasojat e komunizmit, ende përgjegjëse për situatën aktuale në Shqipëri.
Në Egjipt, familja ime dhe unë ishim “refugjatë politikë” (jo emigrant) dhe më pas pëfituam azilin politik në Francë, e cila na hapi krahët dhe na lejoi të jetonim në një vend normal dhe të lirë.
Ne fillim kemi punuar shumë pa u pasuruar realisht sepse nuk ishte qëllimi ynë por të ktheheshim në Atdhe.
Prindërit e mi prisnin vetëm rënien e komunizmit për t’u kthyer në vendlindje dhe për t’u varrosur. Fatkeqësisht, ata vdiqën para rënies së komunizmit.
Së fundi, për sa më përket mua, dëshira ime nuk ishte që të bëhem milioner, por thjesht një punëtor që vuajti në fillim, por që falë aftësive, zellit dhe karakterit tim, arrita të ngjis shkallët duke u bërë drejtor i një filial të një kompanie të madhe franceze.
Por kjo nuk më pengoi të punoja jashtë punës për atdheun tim, duke kryer studime dhe kërkime për të vënë në dyshim Historinë e Greqisë dhe për të vendosur Pellazgët në vendin e tyre të vërtetë : paraardhësit e Shqiptarëve.
Por për të përgatitur një tezë në Sorbonë e lashë punën time 7 vjet para daljes në pension (gjë që uli ndjeshëm masën e pensionit tim).
Kështu që gjatë 63 viteve të jetesës sime në Francë kam kaluar më shumë se 50 vjet duke kryer studime dhe kërkime për të përgatitur tezën time.
Ja pra, të dashur miq dhe mike, çfarë ka qenë IDEAL-i im : të punoj për të plotësuar nevojat e mia tê jetês dhe të familjës sime dhe të kryej studime dhe kërkime serioze PËR TË ZBULUAR TË VËRTETËN e Historisë disa mijëra vjeçare të popullit tonë.
Pra, kjo është Historia ime dhe ideali im. Shpresoj se do të shërbejë si shembull për ata që punojnë për veten e tyre dhe jo për atdheun e tyre.

