Shqipëria hap vendpushimet e saj bregdetare për afganët
Louis Seiller, korrespondent special në Shëngjin dhe Tiranë për të përditshmen Tribune de Genève, në faqet e kësaj gazete sjellë më 14 shtator një shkrim për refugjatët afgan në Ballkan. Shkrimin për lexuesin shqipar e ofron të përkthyer e përshtatur nga gjuha frenge, Mirishahe LIMANI HILER
Qindra familje që mbërrijnë nga Kabuli akomodohen në hotele në bregdetin shqiptar, ku këta të internuar marrin një pritje të ngrohtë.
Kërcimet e fëmijëve në pishinat e hoteleve, shëtitjet mes turistëve përgjatë detit Adriatik, madje edhe mbrëmjet muzikore të organizuara nga këngëtarë shqiptarë… Larg kaosit që mbretëron në vendin e tyre, afganët e evakuuar së fundmi nga amerikanët zbulojnë një Shqipëri veçanërisht mikpritëse.
“Një ditë tjetër, sapo kisha blerë një parfum për gruan time, kur një zonjë erdhi tek ne dhe na pyeti ‘A jeni nga Afganistani?’ Dëshmon Farzad, një baba 28-vjeçar i cili punonte si gazetar në krahinën e Heratit. “Unë thashë po. Dhe ajo bleu të njëjtin parfum për t’i dhënë gruas sime! Unë u befasova shumë … Shqiptarët janë vërtet të mirë.”
Sapo Kabuli ra më 15 gusht, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut iu përgjigjën thirrjes për ndihmë nga partnerët e tyre amerikanë duke ofruar të mirëpresin qindra afganë në territorin e tyre.
Tirana ka njoftuar se do të hapë dyert e saj për 4,000 njerëz që ikin nga regjimi i ri taleban. Pothuajse 700 kanë mbërritur tashmë në tokën shqiptare.
Këta burra dhe gra punuan për administratën afgane ose organizatat e të drejtave të njeriut. Ata tani janë akomoduar të qetë në hotele në bregdet, një zgjidhje urgjente e përjetuar tashmë nga autoritetet shqiptare gjatë tërmetit që goditi vendin në nëntor të vitit 2019.
Detyrim moral
Në vendpushimin bregdetar të Shëngjinit, 70 km në veri të Tiranës, mirëpritja e mërgimtarëve afganë shihet gjerësisht si një detyrim moral midis turistëve vendas.
“Kudo që të jenë, shqiptarët gjithmonë kanë kultivuar një traditë të vërtetë mikpritjeje,” tha Orhan Zeka, një punonjës në kompjuterikë 35-vjeçar i cili erdhi me familjen e tij për të shijuar plazhin.
“Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët shpëtuan hebrenjtë duke u ofruar mbrojtje. Për arsye se ne kemi këtë kulturë mikpritjeje që gjërat po shkojnë mirë me afganët”.
Në këtë vend të vogël ballkanik, nuk ka polemika rreth faktorit fetar. Muslimanë, ortodoksë apo katolikë, shqiptarët, pak praktikues, janë krenarë për mirëkuptimin ndërfetar që karakterizon shoqërinë e tyre.
“Ne gjithashtu ishim refugjatë gjatë luftës.”
Ilir Rexhepi, postier në Gjilan, qytet në lindje të Kosovës
Nëse shqiptarët në rajon janë kaq mikpritës për këta të sapoardhur nga Lindja, kjo ndodh sepse ata shpesh kanë duruar vetë vuajtjet e mërgimit.
Postier në Gjilan, në Kosovën lindore, Ilir Rexhepi kujton kështu pranverën e vitit 1999 kur, sikur gati 1 milion kosovarë, iu desh të ikte nga represioni i forcave serbe të Millosheviqit.
“Edhe ne ishim refugjatë në kohën e luftës,” thotë ai rëndë. “Me familjen time, na u desh të qëndronim disa muaj në Maqedoni dhe Turqi. Ju e dini se si ndiheni kur duhet të largoheni nga vendi juaj, siç duhet të bëjnë ata sot.”
Vendimi për të hapur dyert për afganët gjithashtu nuk shkaktoi asnjë debat brenda klasës politike të atyre vendeve. Si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, asnjë parti e madhe politike nuk ka miratuar retorikë anti-emigrante.
Vija proamerikane
Kjo përgjigje humanitare është e dobishme për imazhin e Shqipërisë dhe Kosovës, një nga vendet më të varfra në kontinent, por gjithashtu u lejon atyre të riafirmojnë linjën e tyre proamerikane.
“Në një kohë kur këto vende ndihen pak të braktisura nga Bashkimi Evropian, ky gjest ju lejon të forcojnë aleancën e tyre strategjike me Shtetet e Bashkuara, shpjegon politologu Agon Maliqi.
Disa duan t’i paraqesin këto vende si koloni amerikane, por ky vendim nuk u imponohet atyre. Si Kosova ashtu edhe Shqipëria kanë treguar kohët e fundit se ata gjithashtu mund të kundërshtojnë vendimet e SHBA që i prekin ato. Shqiptarët e perceptojnë këtë aleancë me Shtetet e Bashkuara mbi të gjitha në lidhje me interesat e tyre”, thotë Agoni.
2,000 afganët që duhet të vendosen në Kosovë, mund të qëndrojnë atje për të paktën një vit, ndërsa autoritetet amerikane shqyrtojnë kërkesat e tyre për vizë. Kosova në fakt është paraqitur vetëm si një “vend tranzit”. Ndërsa disa përmendin palët financiare, por asnjë shifër nuk është publikuar.
“Destinacioni ynë janë Shtetet e Bashkuara, por ne kemi një jetë për të rindërtuar.”
Ferhad, refugjat afgan në Shqipëri
Në Shqipëri, nga ana tjetër, vetëm një pakicë prej 4,000 afganësh pritet të marrë susamin e çmuar për Shtetet e Bashkuara, pasi shumica nuk kanë punuar drejtpërdrejt për autoritetet amerikane. Qendrat e think task dhe organizatat e tjera private që aktualisht po mbulojnë shpenzimet e tyre tashmë po marrin parasysh strategjitë e integrimit në vend.
Një perspektivë e parashikuar me gjysmë zemre nga Ferhad, i cili punoi në sektorin financiar në Kabul dhe tani e gjen veten të pastrehë në Shqipëri.
“Destinacioni ynë janë Shtetet e Bashkuara, por ne kemi një jetë për të rindërtuar sepse kemi humbur gjithçka,” tha ai. Dhe nëse qëndrojmë më shumë se një vit, do të na duhet të pyesim veten nëse do të lëvizim apo jo nga këtu, sepse unë dua që fëmijët e mi të shkojnë në shkollë “.