Policia e Shqipërisë njoftoi se është sekuestruar një veturë me targa kosovare me të cilën synohej transportimi i emigrantëve.

Të kërkuarit janë A.K, 36-vjeçar, S.O., 37 dhe B.S. 39, me banim në Gjilan.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër, pas shkëmbimit të informacioneve me shërbimet e DVKM Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, për një rast të tentativës për dhënie ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, për kalim të paligjshëm të kufirit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar ‘Danubi 9’. Si rezultat i operacionit, u arrestua shtetasi A. L., 44 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh”, thuhet në njoftimin policor.