Shqiprim Arifi vjen nesër në Prishtinë për të denoncuar një aferë korruptive në Prokurorinë Speciale

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të dorëzojë nesër kallëzim penal kundër Këshillit Kombëtar Shqiptar në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Arifi ka thënë se kallëzimi penal ndërlidhet me dyshimet për zhvatjen e mjeteve të taksapaguesve të Kosovës, përmes një fondi të Qeverisë së Kosovës për Luginën.

Njoftimi i plotë i Shqiprim Arifit:

Të martën në ora 14:00, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Preshevës, bëj dorëzimin e Kallëzimit Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së R. Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptarë.

Ju ftoj në press-konferencë para ndërtesës së Prokurorisë, ku do të merrni vesh më shumë rreth Kallëzimit Penal, që po dorëzojmë, në lidhje me zhvatjen e mjeteve të taksapaguesve kosovarë përmes konkursit të Këshillit Kombëtar Shqiptarë në Luginën e Preshevës dhe implikimit të Qeverisë së Kosovës.

Faleminderit për mirëkuptim!

Me respekt, Shqiprim Arifi, Kryetar i Komunës së Preshevës.