Shqiptarët blejnë ekipin zviceran Schaffhausen

Bëhet e ditur se ekipi i njohur në Zvicër, Schaffhausen, tani është në pronësinë e dy shqiptarëve.

Sipas portalit Albinfo.ch, Fitim dhe Boletin Hasani kanë marrë 100 për qind të aksioneve të këtij klubi.

Vlen të theksohet se në këtë skuadër luajnë gjashtë lojtarë shqiptarë: Orges Bunjaku, Brendon Abazi, Ermir Lenjani, Bujar Lika, Florian Hoxha dhe Arbnor Hasani.